Importi FMCG









Departamenti i Importit të produkteve ushqimore dhe higjienike


Departamenti i Importit të produkteve ushqimore dhe higjienike është ndër Departamentet më të hershme të kompanisë. Ky departament ka filluar punën në vitin 1989 në Pejë në një sipërfaqe prej 100m2. Në vitin 2000 vëmendja e ELKOS Group u orientua nga perëndimi, ku dhe u nënshkruan kontratat e para me prodhues evropian për të drejtat e shpërndarjes së mallrave në Kosovë. Sot Elkos Group është distributor ekskluziv për Kosovë, për afër 90 brende botërore si: Mondelez, Ferrero, Danone, Henkel, Lorenz, Manner, Pfanner, Ipsa, Philadelphia, Podravka, Stock, etj.



Për Elkos Group investimi në kapital njerëzor është shumë fitimprurës dhe afatgjatë dhe për këtë qëllim, ka krijuar programin e zhvillimit dhe trajnime të avancuara për stafin punonjës.





Trajnimi i stafit, njohja me eksperienca te reja nga vizitat e shumta në vendet e ndryshme të Europes dhe më gjërë, bashkpunimi dhe motivi për punë, kanë bërë që Elkos Group të ketë një staf profesional dhe me fuqi vendimmarrëse.




Që nga viti 2007 ky departament është zgjeruar dhe është pozicionuar në Prishtinë, në një objekt të madh dhe luksoz me nje sipërfaqe prej 2 000 m2, në të cilin punojnë rreth 90 punëtorë të cilët kujdesen për afro 2 500 artikuj dhe kanë në shfrytëzim rreth 450 automjete.





Kontakti



Telefon:+383 49 772 118
Adresa: Elkos Group Zona Industriale, PN 10 000, Prishtinë Kosovë






Mirë se vini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.