Departamenti i Financave









Departamenti i Financave


Departamenti i financave daton që nga dita parë e themelimit të kompanisë. Nga një hapësirë e vogël brenda objektit rreth 100m2 me një numër të vogël të punëtorëve, sot departamenti i financave operon në një hapësirë te gjërë dhe moderne. Zyra qendrore e këtij departamenti është në Pejë prej nga edhe udhëheqen në tërësi kontabiliteti dhe financat e Kompanisë Elkos Group. Departamenti i financave numëron gjithsejt 30 punëtor të cilët punojnë në punë grupore dhe bashkëpunojnë me kolegë të tjerë të kompanisë. 60% e punëtorëve të këtij departamenti janë të gjinisë femërore. Një pjesë e madhe e stafit, janë të certifikuar nga Shoqatat e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës.



Departamenti i financave ka krijuar kontrolle të brendshme për të siguruar që të dhënat financiare dhe llogaritë janë të sakta, pasqyrojnë në mënyrë të saktë transaksionet dhe ngjarjet në përputhje me ligjet në fuqi, kërkesat e kontabilitetit dhe procedurat për raportimin financiar.





Departamenti ka një Softwer të sofistikuar dhe me këtë softwer qendror kontrollohen të gjitha ndryshimet që ndodhin në të gjitha pikat e Elkos Group. Departamenti i financave ka Politikat e mbrendshme kontabël, plan kontabël unik dhe procedura të brendshme në lidhje më menaxhimin e të dhënave dhe zbaton të gjitha Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar në fuq




Thelbësor për reputacionin e ketij departamenti është regjistrimi i ndershëm, i saktë, objektiv i të dhënave financiare, aftësia për të përmbushur në kohë të gjitha detyrimet ligjore, tatimore, audituese dhe rregullatore, përmbushja në kohë e detyrimeve kontraktuale ndaj palëve të treta, si dhe raportimi i informacionit financiar dhe jofinanciar për mbështetjen e vendimeve dhe veprimeve të biznesit të Kompanisë.





Kontakti

Adresa: Rr. Nexhdet Basha PN - Zona industriale Pejë
Numri Kontaktues: +383 49 779 100
Numër pa pagesë: 0800 30 300






Mirë se vini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.