ELKOS GROUP NDËR VITE 1989 - 2022

U themelua Elkos Group si një pikë e vogël tregtimi me një sipërfaqe rreth 70m2, në qytetin e Pejës, për të vazhduar menjëherë pas një viti tregtimin me shumicë.

Deri në vitin 1997, Elkos Group vepronte në Pejë dhe Prishtinë.

Në këtë vit Elkos Group zgjerohet edhe në Mal të Zi duke hapur kështu filialen e saj në Rozhajë.

Lufta e viteve 1998-1999 pati efekt shkatërrues. Ndërtesat, makineritë dhe mallrat në dispozicion u konfiskuan dhe u shkatërruan plotësisht. Elkos Group u kthye nga zero për të filluar përsëri rimëkëmbjen në kohën kur edhe ekonomia e shtetit ishte zero.

Në këtë vit u nënshkruan kontratat e para të Elkos Group me partnerë ndërkombëtar. Po në këtë vit Elkos Group hapi edhe filialen e saj në Gjakovë.

Ndër vite kompania u zgjerua edhe më tej në territorin e Kosovës ku në vitin 2001 hapi filiale në Ferizaj.

Vit i frytshëm ky për Elkos Group që tanimë nuk kishte të ndalur me shtrirje në Kosovë me filialet e saj në qytetet: Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në vitin 2005 kompania Elkos Group hapi Qendrën e parë Tregtare ETC - Elkos Trading Center në qytetin e Pejës për të vazhduar më tutje edhe me hapjen e njësisë ETC në Prizren.

Zinxhirit të qendrave tregtare ETC iu shtua edhe njësia në qytetin e Ferizajit.

Tashmë fokusi i kompanisë Elkos Group ishte në zgjerimin e rrjetit të Qendrave Tregtare ETC në tërë Kosovën në mënyrë që t'ju qëndroj sa më afër konsumatorëve. Në këtë vit u hapën njësitë ETC në Prishtinë dhe Klinë.

ETC vazhdon të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës ku hapi njësitë në këto vende: Viti, Kamenicë, Istog, Rahovec dhe Vushtrri.

Në këtë vit hapen njësitë ETC në Gjakovë dhe Lipjan.

Rrjetit të marketeve ETC iu shtuan edhe njësitë në qytetet: Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Në vitin 2011 si pjesë e kompanisë Elkos Group, u hap edhe qendra e parë BAU - Elkos Center. Po në të njejtin vit, u hap edhe njësia ETC në Junik.

Rrjeti i Qendrave Tregtare ETC tashmë i shtrirë në Kosovë, filloj me zgjërim edhe në rajon, duke hapur kështu Qendrën Tregtare ETC në Fier të Shqipërisë. Gjithashtu në të njejtin vit hapi edhe një njësi në Graçanicë.

Viti 2014 është viti kur Elkos Group u zgjerua edhe më tej në rajon, duke hapur kështu njësitë e para ETC në Rozhajë të Malit të Zi dhe në Shtip të Maqedonisë. Gjithashtu vazhdoj me hapjet në Kosovë. Kësaj radhe hapi njësitë e dyta në qytetin e Prishtinës dhe Pejës.

Viti 2015 e karakterizon Elkos Group me hapjen e qendrës së parë për grumbullimin e Produkteve Agrare në Xërxë të Kosovës - Elkos Agrar Center. Në këtë vit u hap edhe njësia ETC në Therandë (Suharekë) si dhe njësia ETC në Gostivar të Maqedonisë.

Elkos Group nuk ndaloj me qendrën BAU vetëm në Pejë. Në vitin 2016 hapi edhe qendrën e dytë Elkos Center në Therandë (Suharekë)

Elkos Center u hap poashtu edhe në Ferizaj dhe krahas hapjes së Elkos Center, u hapen edhe qendrat për lojëra dhe rekreacion Elkos Bowling në Pejë dhe Ferizaj. Në vitin 2017 Elkos Group gjithashtu e identifikoj nevojën e hapjes së Qendrës së dytë për grumbullimin e produkteve agrare, kësaj radhe në Lushnje të Shqipërisë.

Në vitin 2018 ETC hapi njësinë e dytë në Mal të Zi, përkatësisht në Bjelo Polje. Gjithashtu në vitin 2018 u hap edhe Elkos bowling në Prizren.

Në këtë vit ETC pë t'ju qëndruar sa më afër konsumatorëve, hapi edhe njësinë e saj në Kaçanik.

Edhe përkundër pandemisë globale Covid-19 ETC nuk u ndal me hapje të njësive të reja. Në vitin 2020 hapi njësinë në Han të Elezit.

Në vitin 2021 u hap njësia ETC Skenderaj.

Viti 2022 e karakterizon kompaninë me hapjen e njësisë ETC në Komoran, si dhe me hapjen e njësisë së re Elkos Center në Prizren.