Rreth Kompanisë









Elkos Group


Elkos Group filloi si një pikë e vogël tregtimi prej 70m² në vitin 1989. Pas vetëm një viti ajo filloi të funksionojë si një pikë tregtimi me shumicë me produkte të ndryshme të asaj kohe. Që nga ajo kohë dhe deri në vitin 1998 ELKOS kishte dyqane me shumicë në Pejë dhe Prishtinë, si dhe në Rozhajë të Malit të Zi.

Lufta e viteve 1998-1999 pati efekt shkatërrues. Ndërtesat, makineria dhe mallrat në dispozicion u konfiskuan dhe u shkatërruan plotësisht, duke filluar nga zero, kur ekonomia e shtetit ishte gjithashtu zero.

Kontratat e para të Elkos Group me partnerë ndërkombëtarë u nënshkruan në vitin 2000.
Sot Elkos Group është distributor për rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare.

Deri në vitin 2005, Elkos qëndroj si ndërmarrje e shitjes me shumicë e ndërtuar me pika shitëse në shtatë qyetete të Kosovës.
Në vitin 2005, Elkos Group hapi Qendrën e parë Tregtare ETC (Elkos Trading Center), në Pejë dhe brenda disa viteve ajo zgjeroi zinxhirin e saj në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Rajonit, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Duke parë mundësinë e mbështetjes së prodhimit bujqësor, ELKOS hapi edhe Qendrat e Grumbullimit dhe Shpërndarjes Agrare në Xërxë të Kosovës dhe Lushnje të Shqipërisë.
Vitet e fundit ELKOS ka filluar me sektorin e prodhimit në mënyrë që të sigurojë cilësi në tregun vendor.

ELKOS posedon rreth 400 automjete zyrtare përfshirë makina, pickup të Agjentëve të Shitjes, Furgonë, Kamionë të madhësive të ndryshme, Transportues dhe automjete të tjera. Të gjitha këto automjete dhe pajisjet e punës që kryejnë funksionet e punës në Elkos janë nga teknologjia më e fundit dhe e bëjnë punën më të lehtë dhe sipas standardeve Evropiane.









Elkos Distribution

Elkos Group aktualisht zotëron gjashtë Qendra të Shpërndarjes me seli në qytetet: Pejë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, të cilat mbulojnë një sipërfaqe totale prej 15 770m2.

Këto qendra kanë gjithsej 1500 të punësuar, përfshirë menaxherët, agjentët e shitjes, shoferët, depot dhe të tjerë.
Elkos Distribution posedon 134 automjete: 47 kamionë, 50 kamionçina, 30 furgonë dhe 7 vetura.

Sot ajo punon me mbi 2,000 blerës ku rreth 1 100 prej tyre vizitohen në baza ditore.







Shërbimet Tona


Elkos Group ofron zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të biznesit për Shitje dhe Shpërndarje të Brendeve të njohura ndërkombëtare në Kosovë.
Ne ofrojmë shërbime me cilësi të lartë për bashkëpunëtorët tanë dhe klientët duke u sjellë atyre vlera, rritje dhe zhvillimi të biznesit. Kemi gjashtë pika me shumicë në tërë Kosovën, në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, nga të cilat shpërndajmë mallra në të gjithë vendin.

Kompania jonë drejtohet nga menaxherë me përvojë dhe me njohuri të lartë, të cilët analizojnë tregun dhe zbatojnë praktikat më të mira të tregut. Klientët tanë janë të gjithë pjesëmarrës të njohur tregut duke filluar nga kompani të mëdha furnizuese, dyqane të shitjes me shumicë deri te dyqanet e shitjes me pakicë.







Lajmet dhe Ngjarjet e Fundit

Lajm

Elkos Group fillon bashkëpunimin me JVC

Lajm

Elkos Group – Importuesi më i madh i produkteve Amerikane në Kosovë

Lajm

Elkos Group - ETC përkrahin eventin e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe






Mirësevini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.