Elkos Distribution









Elkos Distribution


Elkos Group filloi si një pikë e vogël tregtimi prej 70m² në vitin 1989. Pas vetëm një viti ajo filloi të funksionoj si një pikë tregtimi me shumicë me produkte të ndryshme të asaj kohe. Që nga ajo kohë dhe deri në vitin 1998 ELKOS hapi degët e saj për shitje me shumicë në Pejë dhe Prishtinë, e më pas edhe në Rozhajë të Malit të Zi. Në vitin 2000 vëmendja e Elkos Group iu drejtua perëndimit dhe u nënshkruan kontratat e para me prodhues europian për të drejtat e shitjes dhe shpërndarjes së mallrave në Kosovë. Gjatë viteve 2001-2003, ELKOS përfundoj projektin "Cash and Carry" në qytetet më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Pejë Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Duke analizuar tregun dhe nevojën për zgjerim, Elkos Group vendos që të avansoj sistemin, duke kaluar nga sistemi klasik “Cash and Carry”, në atë të shitjes dhe shpërndarjes së mallit në baza ditore me Agjent të Shitjes. Fillimisht si projekt u realizua në Pejë, për të vazhduar tutje në të gjithë Kosovën. Sot Elkos Distribution mbulon tërë territorin e Kosovës me shpërnadarjen e më shumë se 90 brendeve të njohura ndërkombëtare dhe dhjetëra brende të tjera vendore. -Elkos Distribution vepron përmes 2 kanaleve:

1.Blerësit në rrjete te marketeve – Blerësit e mëdhenj të cilët kanë rrjetet e marketeve dhe furnizohen nga depoja kryesore e shpërndarjes në Elkos 2.Blerësit individual – Blerësit të cilët furnizohen në baza ditore nga Elkos Filialet për Distribuim


Filialet Elkos Distribution

Elkos Distribution operon në një sipërfaqe prej 15 770 m² me depo filialet e saj në qendrat e mëdha si: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan duke mbuluar tërë territorin e Kosovës.




Stafi/Punëtorët

Elkos Distribution për momentin numëron mbi 200 të punësuar, përfshirë një pjesë të administratës dhe menaxherët, agjentët e shitjes, shoferët, depot dhe punëtor të tjerë. Agjentët e shitjes janë të përcaktuar për programet e caktuara dhe departamentet përkatëse.



Automjetet Zyrtare

Elkos Distribution posedon 152 automjete me të cilat kryen proceset e përditshme të shpërndarjes dhe punëve të tjera të departamentit.
Ndarja e automjeteve sipas kategorive:

  • 45 Kamione
  • 14 Kamioneta
  • 15 Kombi/Furgonë
  • 56 Pickup të Agjentëve të Shitjes
  • 22 Vetura




  • Kontakti


    Depo Filiale Prishtinë

    Personi kontaktues: Driton Rrahmani
    Numri i telefonit: 049 772 107
    Adresa: Rr.Dervish Qollaku - Prishtine
    Email: driton.rrahmani@elkosgroup.com

    Depo Filiale Prizren

    Personi kontaktues: Ibrahim Gashi
    Numri i telefonit: 049 772 200
    Adresa: Rr.Tergut Ozal - Prizren
    Email: ibrahim.gashi@elkosgroup.com

    Depo Filiale Pejë

    Personi kontaktues: Besim Daci
    Numri i telefonit: 049 772 366
    Adresa: Zona Industriale - Pejë 30000
    Email: besim.daci@elkosgroup.com



    Depo Filiale Ferizaj

    Personi kontaktues: Liridon Lami
    Numri i telefonit: 049 772 700
    Adresa: Rr.Driton Islami - Ferizaj
    Email: liridonlami@elkosgroup.com

    Depo Filiale Gjilan

    Personi kontaktues: Rinor Kryeziu
    Numri i telefonit: 049 772 600
    Adresa: Rr.Lidhja e Prizrenit - Gjilan
    Email: rinor.kryeziu@elkosgroup.com

    Depo Filiale Mitrovicë

    Personi kontaktues: Fatmir Istrefi
    Numri i telefonit: 049 772 400
    Adresa: Rr.Bislim Bajgora - Mitrovicë
    Email: fatmir.istrefi@elkosgroup.com






    Mirë se vini në Elkos Group

    Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.