Departamenti i Furnizimeve Vendore








Departamenti i Furnizimeve Vendore


Departamenti i furnizimeve vendore është një ndër departamentet më të rëndësishme në kompaninë Elkos Group, pasiqë roli kryesor i këtij Departamenti është mbështetja e fuqishme e prodhuesve vendor. Zhvillimi i produkteve vendore ka shumë rëndësi për kompaninë si dhe vet pronarin, për këtë arsye në Qendrat Tregtare ETC produktet vendore kanë ekzpozimet më të dëshiruara. Ky departament ka kryesisht punëtore femra të cilat kujdesen maksimalisht për promovimin dhe mbështetjen e këtyre produkteve. Ato janë gjithmonë të gatshme të kryejnë punë në shërbim të ngritjes dhe promovimit të produkteve vendore.



Nga produktet vendore prinë kategoria e Bylmetit ku 80% e produkteve të bylmetit në Qendrat Tregtare ETC janë produkte vendore. Puna në ketë departament bëhet me dëshirën më të madhe që produktet Made in Kosova t’i zëvëndesojnë produktet e importit.





Ky departament kujdeset po ashtu që konsumatorëve në Qendrat Tregtare ETC t’u servohen produkte kualitative me sasi të mjaftueshme dhe cmime më të arsyeshme. Produktet që sjell në treg ky departament janë të kategorive të ndryshme: ushqimore, higjienike dhe joushqimore. Departamenti i furnizimeve vendore cdoherë sjell risitë e tregut, takon furnitorët dhe viziton fabrikat e tyre.




Në shenjë të përkrahjes së prodhuesve vendor organizohen edhe aktivitete të shumta me oferta dhe zbritje në ETC në baza të rregullta ditore, javore e mujore. “Java e prodhimeve vendore” është aktiviteti i cili organizohet veçanërisht në të gjitha njësitë ETC dhe zë vend të veçantë karshi aktiviteteve të tjera, si nga ana e organizimit, ashtu edhe nga ana e ofertave dhe ekspozimit të produkteve vendore. Sot Departamenti i furnizimeve vendore numëron rreth 200 furnitorë vendor me rreth 5000 artikuj prodhime vendore.





Kontakti

Telefon: +383 49 779 142
Adresa: Elkos Group Zona Industriale, PN 10 000, Prishtinë Kosovë






Mirë se vini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.