Elkos Agrar Center









Elkos Agrar Xërxë - Kosovë


Elkos Group në vitin 2015 në Xërxë të Rahovecit ka hapur qendrën e saj të parë për grumbullimin e produkteve agrare. Kjo depo shtrihet në një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 4800m2 dhe ka 25 të punësuar të përherëshëm. Numri i punëtoreve sezonal rritet, varësisht nga fluksi i prodhimeve vendore. Qindra fermerë nga mbarë vendi, produktetet e tyre bujqësore i dorëzojnë në këtë qendër grumbulluese. Kjo depo grumbullimi ua ka lehtësuar tej mase punën fermerëve dhe ka ndikuar në zhvillimin e bujqësisë së kësaj ane. Kjo është një depo logjistike e pemëve dhe perimeve. Në të kryhen proceset e pranimit, sistemimit, ruajtjes dhe përgatitjes se mallit, për rrjetin e marketeve ETC si dhe për distribuim.



Malli blihet në mëngjes nga ana e fermerve vendor, dergohet në Depo, pranohet me kujdes dhe ne kushtetet e duhura, selektohet sipas kerkesave të furnizimeve dhe dërgohet në pikat shitëse ETC me mjete transportuese me temperaturat e duhura në mënyrë që konsumatorit në ETC t’i ofrohet i freskët çdo produkt agrar.





Kjo depo posedon edhe 4 lloje te makinerive te paketimit të teknologjisë së lartë. Një nga makinat shërben për paketimin e orizit, fasules dhe arrave, kapaciteti i së cilës është 18-20 copë në minut, 1080 copë në orë ose afro 1 ton. Makina tjetër kryen funksionin e paketimit te specit të bluar, me peshë paketuese 100 gr, 200 gr dhe 500 gr, proces ky i cili kryhet në depon në fjalë, me një kapacitet prej 20-24 copë në minut apo 1200-1440 copë në orë. Ndërkaq me makinën tjetër, paketohen qepët në rrjeta dhe patatet, me një kapacitet prej 10 copë në minutë, 600 copë ose 1200 kg në orë. Përderisa makina e katërt shërben për formësimin e pakove për produktet agrare. Prioritet i kësaj depoje mbeten prodhimet vendore, pastaj importi nga Shqipëria përmes Depos në Lushnje, ndërsa për plotësimet e tjera të asortimanit dhe sasive bëhen edhe importe nga vendet e ndryshme të Europës.


Elkos Agrar Lushnje - Shqipëri


Elkos Group investimet e saj përveç Kosovës i ka vazhduar edhe në regjion, duke hapur kështu në vitin 2017 Depon Agrare në Lushnje e cila njihet si kompleksi agrar më i madh në Shqipëri, me një vlerë të investimeve mbi 10 milionë euro. Kjo pikë grumbullimi e produkteve bujqësore, ka një sipërfaqe toke prej 35.781 m2 dhe ka rreth 100 të punësuar të përhershëm.



Investime e tilla kolosale, konsiderohen si një bashkim i plotë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se fermerët e kësaj zone, kanë pasur shumë nevojë për një infrastrukturë moderne të grumbullimit, të agro-përpunimit dhe të eksportit. E në këtë mënyrë fermerët duke hyrë në marrëveshje me kompaninë grumbulluese, kanë garancinë e plotë të shitjes së çdo Kg të prodhimit të tyre.





Ky objekt i cili konsiderohet si objekt i unifikimit tregtar mes dy vendeve, do të plotësoj nevojat e qytetarëve të të dyja shteteve, por dhe do të jetë objekt i eksportit, jo vetëm për Kosovë por edhe në shtetet e rajonit dhe në Evropë. Ne Depo Agrare në Lushnje gjinden edhe makinat për formësimin e paketave për produkte agrare, me kapacitet të mjaftueshëm për mbulimin e kërkesave për tregun e brendshëm dhe Export.





Kontakti




Elkos Agrar Xërxë - Kosovë

Adresa:Rruga magjistrale Gjakovë - Prizren, Xërxë
Numri Kontaktues: +383 49-772316

Elkos Agrar Xërxë - Kosovë

Adresa:Autostrada Sh4, Tiranë Lushnje, Dushk i madh Lushnje 9001
Numri Kontaktues: +355 67-2003339






Mirë se vini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.