Elkos Center









Elkos Center


Elkos Center si pjesë e kompanisë Elkos Group është themeluar në Korrik të vitit 2011, kur edhe është hapur qendra e parë BAU – Elkos Center në Pejë.. Më vonë, duke parë kërkesat dhe nevojat e konsumatorit, Elkos Center zgjerohet edhe me qendra të tjera në Prizren, Ferizaj dhe Therandë. Sot Elkos Center është e shtrirë në një hapësirë prej rreth 30 000m2 dhe ka rreth 120 të punësuar. Elkos Center është një mega DIY ( Bëje vetë) - market i cili ofron një shumëllojshmëri të produkteve për Ndërtim, Teknikë të bardhë, Vegla pune, Hekrari, Elektro, Ndriçim, Pjesë elektronike, Mobilie, Kopsht, Tekstil shtëpiak, Sanitari, Ngjyra, Paisje për vetura e biçikleta dhe Paisje sportive.



Elkos Center ofron një spektër të gjërë zgjedhjesh për ndërtuesit profesional, amator dhe për gjithë familjen. Elkos Center ofron një gamë të gjërë të produkteve (mbi 60.000 artikuj) duke përfshirë produkte të kualitetit të lartë të firmave të njohura prodhuese me çmime të arsyeshme





Aktiviteti i Elkos Center është kryesisht i fokusuar në shërbimin e konsumatorëve dhe për këtë arsye cdoherë konsumatori radhitet në rend të parë. Ambienti dhe atmosfera që mbretëron në qendrat Elkos Center e bëjnë unike dhe të pa konkurrencë.



Elkos Center ka krijuar një spektër tërheqës të shërbimeve për konsumatorët duke ua bërë sa më atraktive dhe më të lehtë blerjen. Për të gjithë ata të cilat kanë dëshirë të mobilojnë dhe dekorojnë shtëpitë e tyre me gjëra unike dhe kualitative atëherë në Elkos Center janë në vendin e duhur





Kontakti



Pejë

Adresa: Rr.Nexhdet Basha, Zona industriale
Tel: 049 779 480

Prizren

Adresa: Rr.William Walker
Tel: 049 779 572

Ferizaj

Adresa: Rr.Driton Islami
Tel: 049 779 521

Therandë

Adresa: Rr.Tranzit, Therandë (Suharekë)
Tel: 049 779 813






Mirë se vini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.