Lajmet dhe Ngjarjet


Aktivitetet e fundit të Kompanisë







JVC ju bashkohet Top Brendeve në ETC


ETC , Lider i padiskutueshëm për cilësi JVC ju bashkohet Top Brendeve në kategorinë e Teknikës në ETC.

Elkos Group dhe ETC nënshkruajnë kontratë bashkpunimi me brendin më të madh Japonez për TV. JVC ofron modelet e fundit të TV me sistem Android të Teknologjisë së lartë.
JVC, i shtohet gamës së Brendeve të tjera të sektorit të teknikës në ETC: Samsung, Sunny, Telefunken, Bosch, Tefal, Rowneta, Fakir, Midea, Sinbo, CNC, Tp Link etj.









Elkos Group - Importuesi më i madh i produkteve Amerikane


Edhe një sukses shumë i madh për gjigantin "Elkos Group - ETC"! Me datë 30.07.2019 Oda Ekonomike Amerikane me rastin e 15 vjetorit të formimit të saj dhe në prezencë të Ambasadorit Amerikan Philip Kosnett, ndau mirënjohje për Kompaninë "Elkos Group" si importuesi më i madh i produkteve Amerikane në Kosovë.

Elkos ka kontribuar në fuqizimin e marrëdhënieve Kosove-SHBA, në rritjen ekonomike të vendit dhe në krijimin e vendeve të punës, e mbi të gjitha për ofrimin e shpresës dhe mundësive për qytetarët e Kosovës.
SHBA është miku më i madh i shtetit të Kosovës, është sfidë e jona që të mbajmë marrëdhënie çtë mira dhe të bashkëpunojmë, andaj për kompaninë ELKOS Group është mirënjohje e veçantë.









Elkos Group - ETC përkrah eventin e Mbretreshës së Britanisë së Madhe


Elkos Group - ETC, me datë 14.06.2019, ishte ftuar në mbrëmjen e organizuar në Hotel Emerald nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, për hirë të ditëlindjes së Mbretreshës së Britanisë së madhe Elizabeta II. Është kruciale për Kosovën të mbajë kontaktet dhe lidhjet e mira me aleatet të cilët në momentet tona më të vështira na dhuruan ndihmë.
Britania e madhe ishte gjithmonë përkrah Kosovës në proqeset më të rëndësishme drejt shtetëndërtimit.

Elkos Group - ETC ishte në mesin e sponzorëve të këtij eventi dhe gjithmonë mbështetë eventet dhe aktivitetet e tilla që kanë të bëjnë me progres dhe ngritje të reputacionit shtetror. Ambasadori i Britanisë në Kosovë z. Ruairi O'Connell falenderoi përzemërsisht kompaninë tonë Elkos Group për mbështetjen e këtij eventi.
Në këtë mbrëmje ishin pjesëmarrës ambasadorë, diplomat, qeveritarë, pjestarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të bizneseve.









Mirësevini në Elkos Group

Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.