Rreth Kompanisë







Elkos Group


Rreth Kompanisë

Elkos Group filloi si një pikë e vogël tregtimi prej 70m² në vitin 1989. Pas vetëm një viti ajo filloi të funksionoj si një pikë tregtimi me shumicë me produkte të ndryshme. Që nga viti 1989 e deri në vitin 1998 ELKOS hapi dyqane me shumicë në Pejë dhe Prishtinë dhe në Rozhajë të Malit të Zi.


Sot Elkos Group është distributor për rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare. Deri në vitin 2005 Elkos qëndroj si ndërmarrje e shitjes me shumicë e ndërtuar me pika shitëse në shtatë qyetete të Kosovës.

Në vitin 2005 Elkos Group hapi Qendrën e parë Tregtare ETC (Elkos Trading Center) në Pejë dhe brenda disa viteve,
ajo zgjeroi zinxhirin e saj në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Rajonit, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Duke parë mundësinë e mbështetjes së prodhimit bujqësor, ELKOS hapi edhe Qendrat e Grumbullimit dhe Shpërndarjes Agrare në Xërxë të Kosovës dhe Lushnje të Shqipërisë. .

ELKOS posedon rreth 400 automjete zyrtare përfshirë makina, pickup të Agjentëve të Shitjes, furgonë, kamionë të madhësive të ndryshme, transportues dhe automjete të tjera. Të gjitha këto automjete dhe pajisjet e punës që kryejnë funksionet e punës në Elkos janë nga teknologjia më e fundit dhe e bëjnë punën më të lehtë dhe sipas standardeve Evropiane.


Elkos Group sot numëron:

  • 29 ETC
  • 6 Depo Filiale - Elkos Distribution
  • 4 Elkos Center
  • 3 Elkos Bowling
  • 2 Qendra Agrare
  • 2 Depo Qendrore / Logjistike

  • Njihuni më shumë me historikun dhe veprimtaritë sipas departamenteve:

  • ETC – Elkos Trading Center
  • Elkos Distribution
  • Elkos Center
  • Elkos Bowling
  • Elkos Agrar
  • Departamenti i furnizimeve vendore
  • Departamenti i Importit të produkteve ushqimore dhe higjienike
  • Departamenti i Importit të produkteve joushqimore
  • Departamenti i Financave
  • Departamenti i Marketingut
  • Stafi Qendror dhe Burimet Njerëzore






  • Foto
    Foto
    Foto
    Foto
    Foto



    Shërbimet Tona


    Elkos Group ofron zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të biznesit për Shitje dhe Shpërndarje të Brendeve të njohura ndërkombëtare në Kosovë.
    Ne ofrojmë shërbime me cilësi të lartë për bashkëpunëtorët tanë dhe klientët duke u sjellë atyre vlera, rritje dhe zhvillimi të biznesit. Kemi gjashtë pika me shumicë në tërë Kosovën, në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, nga të cilat shpërndajmë mallra në të gjithë vendin.

    Kompania jonë drejtohet nga menaxherë me përvojë dhe me njohuri të lartë, të cilët analizojnë tregun dhe zbatojnë praktikat më të mira të tregut. Klientët tanë janë të gjithë pjesëmarrës të njohur tregut duke filluar nga kompani të mëdha furnizuese, dyqane të shitjes me shumicë deri te dyqanet e shitjes me pakicë.






    Lajmet dhe Ngjarjet e Fundit

    Lajmet

    Panairi i Punës – Pejë 2022

    Lajmet

    ELKOS Group - ETC merr çmimin e tatimpaguesit të vitit 2019

    Lajmet

    Oda e Afarizmit të Kosovës ndanë Mirënjohje për Kompaninë Elkos Group

    Lajmet

    Marrëveshje Bashkëpunimi - Elkos Group dhe Kolegji AAB





    Mirë se vini në Elkos Group

    Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.