Elkos Group si partner afatgjatë dhe serioz i dëshmuar me anë të përfaqësimit profesional
të brendeve me të mëdha botërore ka pranuar çmimin distributor i Vitit nga Ferrero për
brendet: Kinder, Nutella, Raffaello, Rocher dhe Tic Tac.
Ky çmim është vlerësim i punës dhe angazhimit profesional në realizimin e objektivave të
përcaktuara për vitin 2021/2022.
Bashkëpunimi i Elkos Group dhe Ferrero si lider i produkteve nga çokollata i cili ka
partneritet prej afro 20 viteve do të vazhdojë me qëllim të arritjes së objektivave dhe ngritjes
së tyre në nivele më të larta!
Në kuadër të planit të trajnimeve të kompanisë Elkos
Group-ETC, është realizuar udhëtimi për trajnim dhe rekreacion me punëtorët e
sektorit të teknikës.
Si lokacion i këtij trajnimi për zhvillim dhe avansim
profesional është përzgjedhur Stambolli i Turqisë.
Punëtorët kanë marrë njohuri më të gjëra për pozitën e tyre
të punës si dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre për 3 ditë me radhë.
Gjatë këtij udhëtimi, punëtorët kanë përfituar edhe nga
agjenda e përgatitur për rekreacion dhe motivim të stafit!
Elkos Group në baza te rregullta sipas planeve vjetore
organizon trajnime dhe udhëtime të tilla për punëtorët e pozitave të ndryshme
në kompani!
Ambasadori amerikan z.Hovenier në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë ndanë
mirënjohje për kompaninë Elkos Group dhe pronarin e saj z.Ramiz Kelmendi!
Këtë mirënjohje e përcjell Flamuri Amerikan!
Mirënjohje të tilla rrisin çdo ditë vlerat e kompanisë Elkos Group, duke ndikuar edhe më shumë në
zhvillimin ekonomik të vendit me njësitë në të cilat kompania zhvillon aktivitetin e saj:
Edhe një sukses shumë i madh për gjigantin "Elkos Group - ETC"! Me datë 30.07.2019 Oda Ekonomike Amerikane me rastin e 15 vjetorit të formimit të saj dhe në prezencë të Ambasadorit Amerikan Philip Kosnett, ndau mirënjohje për Kompaninë "Elkos Group" si importuesi më i madh i produkteve Amerikane në Kosovë.
Elkos ka kontribuar në fuqizimin e marrëdhënieve Kosove-SHBA, në rritjen ekonomike të vendit dhe në krijimin e vendeve të punës, e mbi të gjitha për ofrimin e shpresës dhe mundësive për qytetarët e Kosovës.
SHBA është miku më i madh i shtetit të Kosovës, është sfidë e jona që të mbajmë marrëdhënie çtë mira dhe të bashkëpunojmë, andaj për kompaninë ELKOS Group është mirënjohje e veçantë.
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Elkos Group dhe Kolegjit AAB Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit reciprok mes tyre, Elkos Group dhe kolegji AAB tashmë janë partner për të zhvilluar interesa të përbashkëta që kontribuojnë në promovimin e të dyja palëve. Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga përfaqësueset e Elkos Group Zana Lipoveci-Kastrati dhe Donjeta Kelmendi-Mujaj si dhe Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji.
Ndër të tjera, në kuadër të këtij memorandumi të bashkëpunimit parashihet angazhim për mundësi punësimi, praktikë për studentët e Kolegjit AAB, ligjërata dhe panaire, tryeza të përbashkëta dhe implementim i aktiviteteve të ndryshme.
Elkos Group pranon Mirënjohje nga Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport – Komuna e Pejës Në kuadër të manifestimit të përvjetshëm “Sportisti i Vitit”, Komuna e Pejës ka ndarë mirënjohje edhe për sportdashësit dhe donatorët që shtyejnë përpara sportin kosovar drejt zhvillimit dhe trasimit të rrugës së artë të Qytetit të Kampinoëve. Një nga Mirënjohjet me shumë vlerë, mori edhe Kompania Elkos Group për përkrahjen e pakusht të sportit në përgjithësi. Elkos Group ka përkrahur financiarisht disa klube të Komunës së Pejës për pjesëmarrje në gara vendore dhe ndërkombëtare.
Lajmi i plotë nga Komuna e Pejës – Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sport “Në kuadër të manifestimit të përvjetshëm “Sportisti I Vitit” Drejtorati për Kulturë,Rini dhe Sport ka prezantuar laureatët dhe sportistët më të spikatur për Vitin 2021 Ndonëse me sfida pandemike,Peja rezultoi e artë gjithandej Bashkangjitur mund ta shikoni foto-albumin e artë me emra dhe suksese të arta gjithandej! DKRS,faleminderon komisionin profesional,asociacionet sportive,qytetarët e shumtë sportdashës si dhe donatorët e sponsorët e Pejës të cilët na ndihmuan në trasimin e rrugës së artë në Qytetin e Kampionëve.”
ETC , Lider i padiskutueshëm për cilësi JVC ju bashkohet Top Brendeve në kategorinë e Teknikës në ETC.
Elkos Group dhe ETC nënshkruajnë kontratë bashkpunimi me brendin më të madh Japonez për TV. JVC ofron modelet e fundit të TV me sistem Android të Teknologjisë së lartë.
JVC, i shtohet gamës së Brendeve të tjera të sektorit të teknikës në ETC: Samsung, Sunny, Telefunken, Bosch, Tefal, Rowneta, Fakir, Midea, Sinbo, CNC, Tp Link etj.
Me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Kuvendit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe njëherit mbajtjes së zgjedhjeve të strukturave të reja të Kuvendit, janë ndarë Mirënjohje për bizneset kosovare të cilat kanë dhënë kontribut në Odën e Afarizmit dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.
Me këtë rast, një falenderim dhe Mirënjohje e veçantë i është ndarë Kompanisë Elkos Group për Kontributin e dhënë në Odën e Afarizmit dhe në biznesin kosovar në përgjithësi.
Kujtojmë që Kompania Elkos Group përveç kontributit të dhënë në shumë sfera, është edhe njëra ndër kompanitë më me ndikim në ekonominë e vendit, si me numrin e të punësuarve, ashtu edhe si tatimpagues, ku në këtë aspekt është shpërblyer më herët me çmime të ndryshme nga Oda dhe institucione të ndryshme shtetëror.
Elkos Group - ETC, me datë 14.06.2019, ishte ftuar në mbrëmjen e organizuar në Hotel Emerald nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, për hirë të ditëlindjes së Mbretreshës së Britanisë së madhe Elizabeta II. Është kruciale për Kosovën të mbajë kontaktet dhe lidhjet e mira me aleatet të cilët në momentet tona më të vështira na dhuruan ndihmë.
Britania e madhe ishte gjithmonë përkrah Kosovës në proqeset më të rëndësishme drejt shtetëndërtimit.
Elkos Group - ETC ishte në mesin e sponzorëve të këtij eventi dhe gjithmonë mbështetë eventet dhe aktivitetet e tilla që kanë të bëjnë me progres dhe ngritje të reputacionit shtetror. Ambasadori i Britanisë në Kosovë z. Ruairi O'Connell falenderoi përzemërsisht kompaninë tonë Elkos Group për mbështetjen e këtij eventi.
Në këtë mbrëmje ishin pjesëmarrës ambasadorë, diplomat, qeveritarë, pjestarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të bizneseve.
Në Gala Mbrëmjen -'The Best of Kosovo'' e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në mesin e anëtarëvë të ODËS ishte edhe kompania ELKOS Group - ETC si kompania me kontributin më të madh në buxhetin e vendit dhe krijimin e vendeve të punës. Elkos Group ka marrë çmimin e tatimpaguesit më të mirë të vitit duke i dhuruar shtetit të kosovës 22,000,000.00 Euro (mbi njëzet e dy milion euro) kontribut ky direkt në arken e buxhetit shtetërorë, poashtu morri falenderime edhe si punëdhënës serioz dhe me numër shumë të lartë të të punësuarve. Elkos Group dhe ODA Ekonomike Kosovare kanë rrugëtuar së bashku në zhvillimin e një ekonomie stabile vendore. Në këtë event nga Oda Ekonomike e Kosovës si ngjarja përfundimtare e saj për vitin 2019, morri pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi në ndarjen e çmimeve. Elkos Group - ETC do të vazhdoj të kontribuoj në avansimin e standardeve jetësore të qytetarëve, do vazhdoj të mbajë seriozitetin si punëdhënës dhe nuk do të ndalon asnjëherë të kontribuoj në arsim, kulturë, mirëqenje, shëndetësi e sidomos në zhvillim ekonomik shtetërorë.
Elkos Group dhe ETC ishin pjesëmarrës në Panairin e Punës 2022 i cili u organizua nga organizata “Syri i Vizionit” në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut, në Pejë.
Ky Panair u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera të cenueshme në pesë komuna të Kosovës” i cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Panairi për qëllim kishte të promovoj biznese të ndryshme të cilat ofrojnë mundësi punësimi për grupet e synuara dhe ndërlidhjen e punëkërkuesve me punëdhënës në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan e Junik.Në këtë panair morën pjesë mbi 25 biznese prodhuese, fabrika, gastronomia, qendra tregtare, biznese individuale dhe organizata të ndryshme të cilat merren më sektorin e përgatitjes së kuadrove për punë dhe tregun e punës.
Elkos Group si cdoherë tjetër është përkrahës dhe pjesëmarrës i organizimeve të tilla, duke ofruar mundësi për punësim dhe zhvillim në karrierë për të gjithë ata që kanë ambicien dhe vullnetin për të sfiduar veten në fushat adekuate.
Elkos Group ishte pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2022 të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i cili u mbajt me datën 13.10.2022, nga ora 10:00 – 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Elkos Group mori pjesë si anëtare e Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë ku të gjithë të interesuarit në panair u njoftuan për mundësitë e zhvillimit dhe avansimit në karrierë dhe profesion! Elkos Group është çdoherë në përkrahje të organizimeve të tilla, duke iu mundësuar kështu punësimin dhe zhvillimin në karrierë të gjithë atyre që dëshirojnë të eksplorojnë më shumë mundësi të reja në aspektin e ngritjes personale dhe profesionale.
Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.